Ministria e Jashtme turke ka reaguar për tërmetin katastrofal që goditi Shqipërinë, mëngjesin e sotëm, duke shënuar të paktën 17 viktima, qindra të plagosur dhe shumë banesa të rrënuara.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se një tërmet me magnitudë 6.4 ndodhi në Shqipëri këtë mëngjes (26 nëntor), epiqendra e të cilit ishte në detin Adriatik, 10 km larg qytetit të Durrësit. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të përzemërta të afërmve të atyre që humbën jetën, si dhe popullit të Shqipërisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të dëmtuarit.

Turqia, si gjithmonë, është krah për krah me Shqipërinë përballë kësaj katastrofe. Një ekip kontrolli, shpëtimi dhe mjekësor është dërguar nga vendi ynë dhe do të transferohen sot në aeroplan ushtarak. Turqia është në solidaritet të plotë me Qeverinë dhe vëllezërit në Shqipëri dhe jemi të gatshëm të sigurojmë çdo ndihmë që mund të jetë e nevojshme”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme turke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb