Inxhinieria Mimoza Hysa e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se tërmeti që ra më datë 26 nëntor ishte një përjetim i vështirë.

“Qytetarët duhet të dinë ku të shkojnë.  Duhet ndihmë konkrete. Durrësi është i pabesueshëm nga ajo që ka ndodhur. Një pjesë janë të shkatërruar, një pjesë të pabanueshme dhe një pjesë që do rikonstruktohet. Ditët e para ndodhi eksod i tmerrshëm.

Tërmeti një tragjedi për familjet shqiptare. Në një takim që patëm si ekspertë ndërtimit, është shumë e rëndësishme menaxhimi i burimeve njerëzore. Në Durrës ishte një frikë e papërshkrueshme. Janë dëmtuar disa banesa të reja,. Po ta vësh veten në vend të atyre që kanë humbur jetën është e tmerrshme sepse kanë humbur jetën edhe për shkak të gabimeve të të tjerave. Ndërtimet, mund të parandalohej tragjedia”, tha Hysa. Inxhinierja Mimoza Hysa theksoi se në ndërtime nuk janë zbatuar një sërë rekomandimesh sizmike.

“Ndërtimet, kjo tragjedi duhej të ndalohej. Rekomandimet gjeologjike e sizmike nuk janë respektuar. IKMT po të ishte në pozicionin e duhur, disa ambiente do të ishin në këmbë. Gabimet në ndërtim duhet t’i shërbejnë të ardhmes. Nuk duhet të ketë prishje objektesh pa një ekspertim. “, tha Hysa.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb