KORÇË

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim në Floq të Korçës, aty ku një numër i madh banesash u shkatërruan dhe disa të tjera u dëmtuan nga tërmeti i 1 qershorit, i cili shkaktoi jo pak frikë e panik në popullatë.

Shefi i qeverisë në bashkëbisedim ne banorët theksoi se objektivi i qeverisë që ai drejton është që dimri të mos gjejë asnjë familje në tenda emergjencash, por të akomodohen në shtëpitë e tyre.

““Më vjen shumë mirë që ka nisur hapja e dyerve. Kemi punë akoma, por objektivi është që para dimrit të mos ketë më njeri në tenda. Kryesorja është që dimri, era, shiu, i ftohti të mos i kapë njerëzit nëpër tenda. Në fakt kemi bërë dy fonde, një fond solidariteti të bashkive të tjera që ishin të socialistëve, dhe një fond nga fondi i fushatës të PS. Gjithashtu edhe kompanitë kanë ndërmarrë përgjegjësi sociale për të dhënë një ndihmë. Kështu që faktikisht është bërë një fond kompleks”-theksoi Rama.

Gjatë takimit, kreu i ekzekutivit ka shkëmbyer edhe batuta me banorët e Floqit.

Biseda mes Ramës dhe banores:

Banorja: Zoti kryeministër unë vetëm nga ty pres. Kam ato shtëpitë aty ngjyrë blu, por më thonë se nuk do t’i bëjnë se janë ngjyrë blu.

Rama: Jo moj pse, ngjyra blu është e bukur

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb