KURBIN
Këshilli Bashkiak i Kurbinit ka miratuar këtë të mërkurë shembjen e shtatë pallateve.
Sipas vendimit të marrë nga Këshilli Bashkiak, 7 pallatet do të shemben nga tërmeti.
Ekspertët kanë shpallur 7 pallate të pabanueshme. Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi shumë dëme në vend, duke dëmtuar banesa në Durrës, por edhe në Krujë e Laç.
Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç.
(d.xh/Balkanweb)