Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare ka vene ne dispozicion te qytetareve nje numer telefoni pa pagese ku çdokush mund te telefonoje per te mesuar me shume per çeshtjet e sigurimit te prones. Kjo lehtesi nga ana e AMF ofrohet ne kuader te situates se pazakonte qe u krijua nga termeti 5.8 balle.

“Nisur nga situata e ditëve të fundit, shkaktuar nga tërmeti i datës 21 shtator 2019, çdo qytetar mund të marrë asistencë pranë AMF-së për t’u informuar për përfitimet nga kontratat e sigurimit të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore si tërmetet, zjarri, përmbytjet, etj.

Për të gjithë ata që disponojnë një kontratë të tillë dhe kanë nevojë për informacione në lidhje me përfitimet nga kontrata, të drejtohen pranë shoqërive të sigurimit ku janë siguruar.

AMF për çdo asistencë, problematikë apo ankesë, vendos në dispozicion linjat e komunikimit si më poshtë:

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Rruga “Dora D’Istria” Nr. 10, Kutia Postare 8363, Tiranë, Shqipëri

Numri i gjelbër: 0 800 69 69

Tel: + 355 – (0) – 4 – 2257560

Email: [email protected]

Regjistri online i ankesave: https://crm.amf.gov.al/

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, informon të gjithë qytetarët se çdo shoqëri sigurimi ofron produkte për sigurimin vullnetar të pronës dhe banesave nga katastrofat natyrore si një mundësi e mirë për tu mbrojtur nga katastrofat natyrore”, thuhet ne njoftimin e AMF.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: