Presidenti Ilir Meta ka mbledhur mëngjesin e sotëm, në orën 08:30, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja ka zgjatur për një orë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Siç shihet në fotografi, i pranishëm në mbledhje ka qenë i gjithë kabineti qeveritar, me në krye kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e tij edhe gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, në orën 07:00 të këtij mëngjesi.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe kryeprokurorja Arta Marku, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Presidenti Meta e ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas situatës katastrofike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku u shënuan 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb