Japoni-Një tërmet me magnitudë 6,1 ka goditur ishujt jugorë të Japonisë, por pa asnjë paralajmërim për cunami, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike e Japonisë.


Deri tani nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.


‘Qendra sizmike e tërmetit të orës 13:35 ishte jashtë ishullit Yonaguni pranë Tajvanit, rreth 1 900 kilometra në jugperëndim të Tokios’, sipas agjencisë.


Edhe në shtator, një tërmet me magnitudë 6,7 tronditi ishullin verior të Hokaidos duke shkaktuar 41 të vdekur dhe 740 të plagosur.
(da.xha/BalkanWeb)