Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ka goditur Kilin jugor–qendror duke u ndjerë edhe në kryeqytetin Santiago dhe në të paktën 8 rajone të vendit.

Lajmin e bën me dije Radio Bio Bio. Sipas informacioneve të para të publikuara nga Qendra sizmiologjike kombëtare, tërmeti është regjistruar në orën 14:28 minuta ora lokale, me një epiqendër 47 kilometra në perëndim të Pichilemu, në rajonin e O’Higgins dhe në thellësinë 13,2 kilometra.

Për momentin nuk raportohet për viktima.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: