Një tërmet me magnitudë 6 goditi sot rajonin Antofagasta të Kilit verior, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike të vendit (CSN).
Siç thuhet në njoftimin përkatës, epiqendra u regjistrua 54 kilometra në jug të komunitetit të Sierra Gorda dhe thellësia fokale llogaritet në 96 kilometra.
Deri më tani nuk ka informacione për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
