TIRANE

Presidenti Ilir Meta vizitoi pak caste me parë personat e lënduar nga tërmeti në Spitalin e Traumës.

“Shpresojme te mos kete viktima te tjera per shkak te ketyre lekundjeve. E rendesishme eshte te evidentohen te gjitha banesat e demtuara dhe nese ka qytetare te cilet kane nevoje per ndihme te menjehershme.

Kerkohen raportime me te shpejta per situaten ne zonat me te prekura. Dua te falenderoj personelin mjekesor qe eshte ne gatishmeri te plote. E gjithe Shqiperia eshte tronditur shume rende dhe shpresojme te mos kemi viktima te tjera. Sot eshte e rendesishme te jemi prane njerezve ne nevoje!” u shpreh Meta në një prononcim për mediat nga spitali i traumës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: