DURRËS

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme ekipin nga Izraeli, i cili vijon të verifikojë banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Me një shënim në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se  ekipi nga Izraeli ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë në këto ditë të vështira.

Postimi i Metës:

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë. ?????”-shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: