DURRËS

Një pallat dhjetë katësh ka pësuar dëmtime të shumta në Shkallnur të Durrësit. Banorët e tij shprehen të alarmuar në “News 24”, ndërsa apelojnë tek strukturat shtetërore se jeta e tyre është e rrezikuar pasi pallati ka pësuar plasaritje të forta dhe përbën rrezik serioz për jetën e tyre.

Një nënë pesnioniste, e cila jeton e vetme në katin e tretë të këtij pallati thotë se prej dy netësh nuk vë gjumë në sy nga frika.

Si është situata dhe gjendja juaj?

Nëna e moshuar: Shumë shumë e pasigurtë. Kemi dy ditë që s’kemi bërë gjumë. Ky pallat prej kohësh ka qenë për 5 kat, por ata e kanë çuar në 10 kat. Ne banojmë në katin e tretë. Tërmeti ka bërë dëmtime në cepat e dyerve. Kanë krisje të gjitha anët. S’kemi ku të shkojmë, jemi pensionistë. Unë jetoj vetëm. As të ngrënë as të pirë. Sa fillonim të hanim, nisnin lëkundjet. Jam me stres dhe i kam ilaçet pa pirë. Pallati është i pabanueshëm. Jemi të pasigurtë. Unë jam shumë e sikletosur dhe jam pa gjumë. Nuk e di si do shkoj. Nuk di nga të shkoj”

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: