Kur një lajm i rremë se dje në mbrëmje do të binte tërmet 6 ballë mbushi rrjetet sociale dhe qytetarët të alarmuar dolën në rrugë, vjen një reagim plot ironi nga akademiku Artan Fuga. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Fuga ironizon pretendimin se tërmetet mund të parashikohen.

“Parashikohen tërmetet o posssiiii! – ja plas pas pilafit kur i del basti njerit nga Qiproja a nga Madagaskari. Po ku ishe o t’u mbylltë para sesa të binte tërmeti!!!
Ahaaaaaa! Nuk doje panik? Pse Cikago është Tirana që bllokohet nga veturat si nëpër filma me vullkane!!! Ne ja japim vrapit a derëzi! Mos na qaj hallin!”, shkruan Fuga.

MESAZHI I FUGES
Po tajfunet që afrohen nga oqeani dhe shkatërrojnë krahina të tëra vendesh shtetesh të fuqishme si Bahamasi? Furtuna e fuqishme, ardhja e asteroideve, po ardhja e gripit që vret mijra njerëz?
Po se kur do të shuhet Dielli a parashikohet?
Po kush fiton ndeshjen të dielën tjetër midis Teutës dhe Lokomotivës?

Jo! Thonë budallenjtë, janë punët të Zotit ato! – ja plas njeri.

Nuk parashikohen – ja pret tjetra që partia e ka graduar ministre direkt nga arat me misër. E shumta, mbani o kalamanj një jastëk në çantë dhe vëreni në kokë kur të bjerë tërmeti dhe ikni nga dritaret!
Uauuuauauaaaaaa!
Ore po budallallëku a parashikohet?
Parashikohen tërmetet o posssiiii! – ja plas pas pilafit kur i del basti njerit nga Qiproja a nga Madagaskari. Po ku ishe o t’u mbylltë para sesa të binte tërmeti!!!
Ahaaaaaa! Nuk doje panik? Pse Cikago është Tirana që bllokohet nga veturat si nëpër filma me vullkane!!! Ne ja japim vrapit a derëzi! Mos na qaj hallin!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: