JAPONI-Në pamjet e televizionit japonez, cunami në lumin Tagajo, i provokuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi mëngjesin e sotëm Japoninë. Nuk ka viktima apo dëme materiale. Termeti me magnitudë 7.3 ka goditur këtë të martë, me orën lokale, brigjet e Japonisë, rreth 67 km në verilindje të Lwaki-it.
Njerëzit që jetojnë nga ana e bregdetit janë paralajmëruara të evakuuohen menjëherë. Fukushima është nën kërcënim nga valët e cunamit.

Tërmetet janë të zakonshme në Japoni dhe është një nga zonat më aktive sizmike në botë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: