KAVAJË

Edhe Bashkia e Kavajës ka marrë masa për të strehuar familje në çadra, kryesisht në stadiumin “Besa” të qytetit.

Gazetari Kelmend Baçi raporton për “Balkanweb” se në stadium janë ngritur çadra, ku për momentin janë strehuar 25 familje. Çadrat janë ngritur në stadiumin “Besa”.

Përfaqësues të Bashkisë Kavajë deklaruan se bashkia është e hapur për të gjithë qytetarët, duke shtuar se po jepet maksimumi për të ndihmuar banorët në nevojë.

Po përfaqësues të bashkisë kanë thënë se bashkia do të rrijë hapur deri në orët e vona të mbrëmjes. Po ashtu, bëhet me dije se disa çadra janë ngritur edhe në njësinë administrative Helmës. Në të gjithë rrethin e Kavajës, nëpër çadra mund të jenë strehuar gjithsej 50 familje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb