KORÇË

Shumë shpejt banorët e Floqit dhe Qafëzezit, që u prekën nga tërmeti do të kthehen në shtëpitë e tyre. Është ky premtimi që vjen nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Spiropali vizitoi një ditë më parë banorët e zonave të prekura nga tërmeti, ndërsa thekson se është gati plan veprimi për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.

“Banorët e Floqit dhe Qafëzezit do të kthehen #shumëshpejt në shtëpitë e tyre . #GatiPlaniiVeprimit për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti” shkruan Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb