KORÇË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte në Floq dhe Qafëzes të Korcë, dy fshatrat më të prekur nga tërmeti i një dite më parë.

“ Në Floq dhe Qafëzes, bashkë me drejtuesit e institucioneve qëndrore dhe lokale të Qarkut Korçë, vizituam banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë rajon. Akomodimi i mënjehershëm i banorëve në ambjente provizore, furnizimi me ushqime, krijimi i kushteve bazike, ndihma dhe monitorimi i parametrave mjekësore në mënyrë permanente 24H, Janë vetëm disa nga masat e marra deri më tani.” shkruan Spiropali, ndërsa ka postuar foto  nga takimime banorë të këtyre cadrave të ngritura nga shtabi i emergjencave civile, pas lëkundjeve të tërmetit.

“Komisioni i verfikimit të dëmeve ka nisur punën, ku shumë shpejt do të kemi bilancin e situatës për të vijuar me dëmshpërblimin për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.” përfundon Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb