Tragjedia e ndodhur në Shqipëri, ku pasojat e lëna nga tërmeti janë jashtëzakonisht shumë të rënda, ka bërë bashkë të gjithë aktorët e futbollit në vend. Armand Duka dhe FSHF solidarizohen me të lënduarit dhe shprehin ngushëllimet për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre:

Fshf Duka
Fshf Duka

“Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar! Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre. Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë sëbashku! #FSHF #Shqipëria #Tërmeti #JemiBashkë”. Klubi i Partizanit dhe Teutës gjithashtu bashkohen me dhimbjen e familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Klubi Futbollit Partizani në këto momente të vështira bashkohet me dhimbjen e familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë . FK Partizani përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi e natyrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb