Raportohet se nga tërmeti i sotëm në Turqi është shembur një ndërtesë.
Siç raporton mediumi turk ‘Tyrkije Today’, kamerat kanë kapur momentin kur një ndërtesë u shemb gjatë tërmetit në Malatya.
Në po të njëjtin qytet, edhe vitin e kaluar ndodhi një tërmet i madh ku la edhe të vdekur e shtëpi të rrënuara plotësisht.
Cameras capture the moment a building collapsed during earthquake in Malatya pic.twitter.com/eAWWsNAW6j
— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) October 16, 2024
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo viktima.
“Ne nuk kemi marrë asnjë raport për ndonjë problem deri më tani,” tha kryetari i bashkisë së Malatya, Sami Er për agjencinë shtetërore Anadolu, duke shtuar se zyrtarët ende po vlerësonin dëmet e mundshme në zona më të largëta.