Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit nuk kurseu as monumentet e kulturës, siç është kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se lëkundjet me manginutë 6.3 të shkallës rihter sollën dëmtime të rënda në këto monumentet, ndërsa ka vendosur që të ndalohet hyrja në këto vende.

Sipas këtij institucioni, kjo masë merret për të garantuar jetën e qytetarëve dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Kulturës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: