Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në faqen e tij të “Facebook”, të tregon tronditjen nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por, në video ka tërhequr mjaft vëmendje një detaj i tmerrshëm, që tregon kohëzgjatjen e tërmetit. Kjo video e regjistruar në një fasoneri, në Durrës, tregon se tërmeti nuk ka zgjatur 30 sekonda, por shumë më shumë, plot 54 sekonda.

“Termeti nuk zgjati 30 por 54 sekonda! Termeti i 26 nentorit ne Durres nuk u rregjistrua. Sizmokgrafit iu nderpre energjia me lekundjen e pare. Nuk kishte sipas rregullit burim te dyte rezerve! Turp! Narkoshteti ka vetem interesa mafioze. Kjo video tregon se termeti zgjati fiks 54 sekonda! Ndiqeni videon. sb”, shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: