TIRANË

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kritikuar ashpër ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën. Me një shënim në “Facebook”, Vasili shkruan se ministrja Xhaçka i pohoi me zë të lartë Presidentit të Republikës me 31 korrik se organi që ajo drejton është në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo situatë të emergjencave dhe fatkeqësive natyrore.

Postimi i Vasilit:

Po Ministrja e Mbrojtjes a do te pergjigjet perpara drejtesise per garancite e rreme qe dha ?? Ministrja e Mbrojtjes zyrtarisht dhe me ze te larte i konfirmonte ne 31 korrik Presidentit gadishmeri te plote dhe profesionalizem te jashtezakonshem. Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj kete e pa Shqiperia dhe gjithe bota,qe kuptoi me se miri se pa mbeshtetjen,qe erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerezore do te ishte shume me e rende.

Si guxoi Ministrja te mashtronte dhe te jepte garanci qe nuk ekzistonin? Cfare proces riverifikimi e vleresimi te kapaciteteve beri Ministrja perpara pergjigjes qe i dha Presidentit? Prokuroria eshte perballe shqiptareve dhe pyetja eshte: A do te hetoje per kete shperdorim te detyres me pasoja katastrofike??

Per tja kujtuar prokurorise shqiptare lexojeni serish se si i pergjigjej Ministrja Xhaçka Presidentit,lexoni: “Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë.” i shkruante Xhaçka Presidentit Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: