Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Brendshme, në bazë të raportimeve të para që ka marrë nga Drejtoritë Vendore të Policisë, Shërbimet Zjarrfikëse dhe Prefekturat, njofton se nuk ka persona të lënduar dhe as dëme të rënda materiale.

Të gjitha strukturat e rendit janë në gatishmëri të plotë dhe do të marrin çdo masë për të qenë pranë dhe në shërbim të qytetarëve.

MB dhe Policia e Shtetit fton këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr falas 112. Ky është njoftim paraprak dhe pas thellimit të informacionit do të japim të dhëna të tjera.

Policia e Shtetit
Menjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative.

Policia e Shtetit ka kaluar e gjitha në gatishmëri.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e gjithë Policia Rrugore është në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave dhe Patrullat e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar

Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke ju garantuar se do jenë menjëherë pranë tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb