Presidenca i është përgjigjur menjëherë ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila tha në letrën drejtuar Kreut të Shtetit, Ilir Meta, se tërmetet janë përtej parashikimit të shkencës.


Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, publikon në “Facebook” deklaratën e një dite më parë të këshilltarit të Presidentit, Bahri Shaqiri, në të cilën renditen edhe të gjitha mediet botërore, që kanë shkruar për parashikimin e një tërmeti apokaliptik në Ballkan.


“Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!”, shkruan zëdhënësi i Metës.


Tediii
Tediii

(BalkanWeb)