Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i telefonoi sot Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit shqiptar për pasojat tragjike që shkaktoi tërmeti në Shqipëri.

Presidenti Pahor i shprehu Presidentit Meta solidaritetin me popullin shqiptar, si dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që do të kërkohet nga autoritetet shqiptare.

Prej ditës së djeshme, liderë të shumtë europianë kanë komunikuar me Presidentin e Republikës duke u shprehur të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb