Kryeministri Edi Rama tha se platforma me pesë pika e PD-së, për bizneset e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, përkojnë edhe me platformën e qeverisë.

Me një postim në Twitter, Rama i është drejtuar edhe njëherë kreut të opozitës, ndërsa shkruan se refuzimi i tryezës së përbashkët nga Basha “është një gabim i madh”.

Rama i shkruan Bashës se opozita nuk duhet që të refuzojë tryezën e përbashkët për të folur për fatkeqësinë, pasi një veprim i tillë do të ishte gabim i madh.

@lulzimbasha_al

një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave? Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh☹”, shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama i është drejtuar edhe më herët liderit opozitar Lulzim Basha për të bashkërenduar në ditët e fatkeqësisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb