Kryeministri Edi Rama u pyet nga Durrësi nëse qeveria mund të pezullonte disa koncesione për të përballuar situatën e rëndë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin dhe Thumanën, duke lënë pas shkatërrime të mëdha ndërtesash.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund të anulohen dot projekte të mëdha si Rruga e Arbrit etj.  Rama po ashtu iu ka bërë thirrje lideerëve opozitarë që të ndihmojnë në këtë situatë.

“Për sa i përket pastaj historisë së oligarkëve, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri të hiqen. Duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre që shyqyr që ju ra trupi rehat aq sa mund t’u bie atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup, duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësor që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Asnjë mënyrë. Do t’i bëjmë të dyja dhe kjo do të shikohet ditë pas dite.

Do të ishte mirë në radhë të parë që Lulzim Basha dhe forcat politike, propozimet të mos t’i bëjnë njësoj si ata propozimet e reformës elektorale ose reformës në drejtësi, ose reformave që thonë e ke aty, bëje ose hap krahun, por të vinin në tavolinë e t’i diskutonim gjërat me njezërllëk pa parti sepse këtu nuk po bëjmë garë socialistët me demokratët. Këtu jemi duke bërë një  garë jo me njëri tjetrin, por garë me kohën.

Nëse ka ide, për sesi mund t’i bëjmë këto gjëra, jo për propagandë, jo për politikë, jo për pushtet, jo për t’ja hequr njërit e për t’ja hedhur tjetrit, atëherë janë të mirë se ardhura, përndryshe janë deklarata, që mund të hidhen, por nuk i shërbejnë, as njerëzve dhe as rindërtimit. Jam i sigurt se nuk i shërbejnë as Lulzim Bashën dhe as forcave të tjera,

Me presidentin jemi në konflikt të hapur, kemi një konflikt institucional ekstrem. Presidenti sot na thërret dhe ne çfarë të bënim? Të mos shkonim?! Kemi shkuar aty dhe kemi diskutuar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Realisht ajo që ka ndodhur është asgjë në raport me atë që u ka ndodhur të gjithëve. Kushdo që mund të japë një kontribut është i mirëseardhur dhe ne duhet ta përqafojmë. Kjo është ajo që e mendoj unë. Prandaj po shkove atje dhe do ma bëjë atë që ma ka bërë. Kjo nuk më intereson fare”, deklaroi Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: