TIRANE

Ekspertët çekë, të cilët ndodhen në Shqipëri për vlerësimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kanë inspektuar sot banesat në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.


Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24, ata sqaruan për gazetarin Erjon Skëndaj se si arrijnë në vlerësimin e dëmve përmes një aparature që vendosën në kolonën e murit.

Ceket655

Ambasadori çek në Shqipëri u shpreh se ekspertët e tyre, do të bashkëpnojnë me ata shqiptarë për vlerësimin e dëmeve në banesat në Tiranë.

“Ekspertët punojnë sot në Tiranë, bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës. Cdo ditë ata vijnë në orë 08:30, më pas flasin me inxhinierët në bashki pastaj shkojnë në pallatet në godinat, banesat ku është e nevojshme. Grupi do të qëndrojë deri të dielën e më pas do të vijë grupi tjetër. Do të asistojmë me ekspertët tanë deri në fund të javës që vjen. Operojmë vetëm në Tiranë, bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës.” u shpreh ambasadori çek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb