ITALI

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i telefonoi sot Presidentit të Republikës, Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, si dhe solidaritetin e Tij dhe të popullit mik italian për popullin shqiptar.

Mattarella e informoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta për mbërritjen e ndihmës së shpejtë të personelit të specializuar dhe mjeteve humanitare nga Italia, për të përballuar pasojat e tërmetit. Gjithashtu, Presidenti Mattarella shprehu gatishmërinë e autoriteteve italiane për të kontribuar për kapërcimin e këtij momenti dramatik për Shqipërinë.

Presidenti Meta e falenderoi homologun italian për vëmendjen e veçantë, solidaritetin dhe reagimin e  menjëhershëm në këto momente, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmat dhe mbështetjen që asnjëherë nuk kanë munguar  nga Italia mike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: