KORÇË

Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër në fshatin Mollas të Korçës kanë lënë pas katër persona të plagosur dhe disa shtëpi të dëmtuara.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se katër persona janë lënduar në fshatin Flloq të Korçës nga rënia e materialeve, gjatë kohës që ishin brenda banesës së tyre. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë për ndihmë në spital, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre  raportohet e qëndrueshme dhe pa rrezik për jetën.

Lëkundjet e tërmetit vijojnë të ndihen edhe në Ersekë dhe Gjirokastër, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për  persona të dëmtuar.

Qytetarët kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë. Pak më parë  edhe Ministria e Mbrojtjes publikoi një panoramë të qartë për të gjithë zonat e prekura nga tërmeti në Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa theksoi se nuk ka vend për panik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: