Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se lëkundjet sizmike sollën lëndime si dhe dëmtime ndërtesash, por fatmirësisht asnjë jetë të humbur.

Xhaçka thotë se shqiptarët duhet të solidarizohen me personat e prekur, ndërsa për këtë Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion edhe një numër llogarie bankare, paratë e së cuilës do të shkojnë për të prekurit e tërmetit.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Fatmirësisht lëkundjet e tërmetit nuk shkaktuan dëme në njerëz. Por shkaktuan dëme materiale.

Në këtë periudhë të vështirë duhet angazhim dhe solidaritet nga të gjithë dhe për këtë kemi vënë në dispozicion llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë duke përdorur numrat e llogarisë që i gjeni në linkun e mëposhtëm: shorturl.at/duDPQ

#ShqiperiaSolidare

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb