TIRANE

I ashpër ka qenë në fjalimin e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me këshillin konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit që goditi Tiranën dhe Durrësin.

Teksa nuk i kurseu ironitë për opozitën si dhe veprimin e djeshëm të përfaqësuesve të saj që u larguan nga tryeza për Reformën Zgjedhore, siç ishte Ivi Kaso dhe Myslim Murrizi, Veliaj tha; se ata mendojnë për by**ën e tyre.

“Ka qenë një moment gjunjëzimi ndaj natyrës tërmeti. Në një hotel tjetër u bë teatër, mendojnë për vete dhe ikin nga tryezat. Më falni për shprehjen; për by**ën e tyre. Ka ardhur nevoja për një tërmet mentaliteti. Si mund të funksionoje politika kështu?! Shpërblim për zjarrfikësit. Këta janë heronj, ata që kanë ngelur pa gjumë 72 orë. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina”, tha Veliaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: