DURRËS

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, i cili është caktuar nga  kryeministri për të përballuar situatën e emergjencë së fatkeqësisë natyrore pas tërmeti të 26 nëntorit ka folur në një lidhje “live” nga Durrësit me emision “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Ai pohoi se çdo gjë është nën kontroll dhe strukturat po menaxhojnë siç duhet të gjitha detyrat, që kanë dalë në pah pas fatkeqësisë natyrore.

I pyetur se si do të shpenzohet buxheti në tejkalimin e dëmeve nga tërmeti, ministri Çuçi theksoi se kjo është kompetencë e Komiteti Kombëtar të Rindërtimit. Sipas tij, kjo procedurë pritet të zbardhet  për publikun pas  nxjerrjes dhe inventarizimit të dëmeve reale.

Pjesë nga fjala e ministrit:

Çuçi:Besoj keni ndjekur të gjithë prononcimet e partnerëve dhe aleatëve tanë sa i takon paketës së rimëkëmbjes, por unë nuk do të merrem me pesimizmin tuaj, por detyra ime është të përballojmë dëmet e tërmetit. Çdo gjë është në kontroll sa i përket menaxhimit të situatës. Ne e dimë çfarë kemi, çfarë na duhet dhe si do shkojmë në zgjidhjen e situatës. Ta kesh në kontroll situatën, të dish çfarë kërkohet dhe si zgjidhet.

Si do filloni ta shpenzoni buxhetin?

Çuçi: Kjo do të vendoset në komitetin e ngritur për këtë problem. Ne do ta vendosim këtë pasi të nxjerrim një raport të plotë për vlerësimin e dëmeve të tërmetit. Ne kemi filluar ndërkohë me rikuperimin e disa dëmeve që janë imediate për t’u rregulluar. E gjithë paketa do të shpenzohet duke pasur një plan shumë të qartë dhe duke përfshirë të gjitha ndihmat. Që dje kemi filluar bisedimet, por sot filluam shkrimin e raportit të vlerësimit të dëmeve sipas një metodologjie që përdorin vendet e BE dhe do bëhet në bashkëpunim me ekspertët e Brukselit. Do të jetë një raport shumë i plotë dhe i besueshëm i problemeve, përfshirë dhe ato psikologjike. Ka rritje të presionit për të gjetur dhe zbuluar fajin e fajtorët e ndërtimeve. Çdo gjë është në kontroll. E dimë se çfarë kemi, e dimë se çfarë na duhet. Ka shtëpi të plasaritura, ka pallate që presin të shkatërrohen, ka njerëz që kanë braktisur shtëpitë, të gjitha këto ne i dimë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: