Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi i pranishëm në mbledhjen e qeverisë në mbledhjen e Dytë të Komitetit të Rindërtimit tha se duhet pasur kujdes me ndërtimet që do të bëhen, duke thënë se ata duhet të jenë të llojit europian.

Gjinushi theksoi se Akademia e Shkencave është e gatshme të bëjë rolin e organizatorit në këtë rast.

Mendoj se gjërat janë kapur siç duhet. Por unë doja të marr një çështje, studimet që bëhen për sizmologjinë etj. në të ardhmen të zbatohen kodet europiane. Studimet për këtë ekzistojnë dhe vlerësoj se këtë detyrë mund ta marrë Akademia e Shkencave. Ne jemi gati të jemi organizatori, madje të ngremë edhe një strukturë të përkohshme. Jemi konsultuar edhe me qendrat dhe akademitë rajonale, për të bërë qoftë akademi rajonale për këtë çështje. Por kryesorja është që të ndërtohen harta për situatën. Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora etj janë disa vatra që kanë rrezikshmëri. Ndërtimet në Shqipëri duhet të jenë të garantuara”, u shpreh Gjinushi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb