Nga: ERJOLA JATA*
TIRANE – Dy lëkundje të fuqishme tërmeti kanë tronditur vendin në orët e para të mëngjesit .Përgjegjësi i departamentit të sizmiologjisë Rexhep Koçi, në një intervistë për “News24”, u shpreh se lëkundjet e forta kanë kulmuar në orën 07 e 26 minuta me një magnitudë 5 të shkallës rihter. Këto goditje janë lokalizuar në juglindje të Bulqizës në korridorin Ballenj-Bizë.

“Ngjarja që ka kulmuar me magnitutë më të madhe është ajo e orës 07 e 26 me magnitutë 5 dhe thellësia ka qenë e vogël dhe ka bërë që ndjeshmëria e kësaj ngjarjeje sizmike të jetë shumë më e fortë. Sipas preceptimit që kanë pasur njerëzit dhe që janë regjistruar në sallën tonë të monitorimit,janë regjistruar dy ngjarje të mbivendosura,të lokalizuara në juglindje të Bulqizës, 14 km në jug juglindje në afërsi të fshatit Ballenj ose në korridorin Ballenj-Bizë.Një nga këto thyerje sot fatkeqësisht është aktivizuar.”- deklaroi Koci.

Në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave, aktiviteti në këtë zonë ka nisur ditën e djeshme, ku janë regjistruar lëkundje të lehta. Ndërkohë, i pyetur në lidhje me ndonjë tërmet tjetër të mundshëm në vendin tonë, përgjegjësi i departamentit të sizmiologjisë thotë se ato janë të pritshme, por nuk mund të parashikohet ende fuqia e tyre.

“Eksperienca botërore por dhe sizmiologjisë në vendin tonë ka treguar që çdo ngjarje sizmike sidomos ato që janë të forta që fillojnë me magnitutë 4 ose 4.5 gjithmonë janë shoqëruar me paragoditje dhe pas goditje. Dhe akoma mund të pritet që të ketë pasgoditje por ne shpresojmë që sipas studimeve janë gjithmonë në ulje. Tërmetet janë të pritshme sesa do jetë fuqia e tyre ne nuk e parashikojmë dot.”- tha Koci.

Aktualisht nuk është raportuar për të lënduar dhe as dëme materiale, sakaq kryetari i bashkisë Erjon Veliaj përmes një postim i në rrjetin social “Facebook” vë në dispozicion nr 128 për këdo që ka pasur dëme nga tërmeti apo ka nevojë për shërbime mbështetëse.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: