Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko, po marrin pjesë në takimin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Holandë dhe Dhoma e Trentisë së Diasporës.

Në një mesazh në “Facebook”, ministrja Spiropali thekson se po ndajnë përvojat dhe eksperiencat në përballimin e fatkeqësive natyrore me përfaqësues të njohur të biznesit holandez.

“Adresimi i nevojës për asistencë me grupe ekspertësh, fonde monetare dhe logjistikë inovative nga Holanda, për të ndihmuar në jetësimin e programit dinjitoz të rindërtimit, ishte fokusi i këtij takimi intensiv pune”, thekson Spiropali ndër të tjera.

Mesazhi i ministres:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm ?????? Holandë?- Me kolegun Pand Majko, në takimin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Holandë dhe Dhoma e Tregëtisë së Diasporës, me përfaqësues të njohur të biznesit holandez në fushën e ndërtimit, inovacionit, turizmit dhe energjisë, të cilët iu përgjigjën ftesës sonë për të ndarë eksperiencat dhe përvojat e tyre të vyera në përballimin e fatkeqësive natyore, si dhe për të biseduar për #ProgramineRindërtimit që do të nisë #shumëshpejt zbatimin në zonat e prekura nga tërmeti. Adresimi i nevojës për asistencë me grupe ekspertësh, fonde monetare dhe logjistikë inovative nga Holanda, për të ndihmuar në jetësimin e programit dinjitoz të rindërtimit, ishte fokusi i këtij takimi intensiv pune. #BashkëIADALIM

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb