TIRANE

Të gjitha ato familje e Tiranës që janë prekur nga termeti i ditës së shtunë po kontaktohen nga ekipet e Bashkisë Tiranë që janë në terren dhe njësitë administrative për ti ofruar ndihmë dhe për të bërë verifikimin e dëmeve të shkaktuara.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi Shtabin e Emergjencave Civile të Tiranës, ku drejtoritë përkatëse raportuan se situata pas tërmetit të ditës së djeshme në gjithë Bashkinë e Tiranës paraqitet e stabilizuar, ndërsa të gjitha banorët dhe familjet që kanë pasur problem shëndetësore apo dëmtime në shtëpitë e tyre kanë marrë ndihmën e parë nga strukturat e posaçme bashkiake. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi nga strukturat përkatëse bashkiake që të qëndrojnë në kontakt me këdo që është prekur nga tërmeti dhe ti ofrojë atyre ndihmën e nevojshme në mënyrë që askush të mos ndihet vetëm në këto momente.

Ndërkohë ai u bëri thirrje të gjitha njësive administrative në të gjithë Tiranënn që të qendrojnë hapur për të pritur çdo shqetësim të banorëve por edhe për të kontaktuar të gjitha familjet e prekura nga tërmeti. “Të paktën njëherë në ditë, një telefon, një kontakt ditor “a je mirë”, “a u bë vlerëismi”, dhe sidomos aty ku ka pak familje, adminsitratori duhet që deri nesër të ketë bërë kontaktin. Ndërkaq, njësitë administrative dua që të mos mbyllen sot. Duke qenë se siç thotë edhe IGJEUM pas tërmetit ka pas goditje më të lehta, por për këdo që do t’i drejtohet qendrave adminsitrrative, duhet të jetë dikush aty t’i presë. Më pas adminsitratori dhe grupi i vlrësimit të ketë bërë raportimin, me foto dhe dosje. Duhet të jemi rigorozoë në kohë, dhe në procedura. Duhet të veprojmë me shpejtësi maksimale, dhe nesër të fillojë java me njerëzit e kontaktuar”, shtoi Veliaj.

Ai bëri të ditur se krahas qendrave sociale, Bashkia e Tiranës për të gjitha familjet që kanë nevojë për një strehim afatgjatë do të hap edhe konviketet e studentëve. “Duhet të vlerësojmë se cilat nga këto familje duhet të kenë nevojë për strehim afatgjatë. Unë isha tani te qendra sociale pashë një familje që kishte rastin e një personi të paralizuar, familjeve të tjera që ishin me shumë fëmijë. Nëse ekipi e vlerëson që është afatgjatë, të strehohen ose te qendrat sociale ose në një nga konviktet. Për nevojat bazë, higjienike dhe fjetje konviktet janë perfekt. Kryeministri ju bëri ofertën për në kavalishencë. Por kur njerëzve nga Durrësi u duket larg, imagjinoni sa u duket  banorëve të Tiranës. Nëse u duket larg kavalishenca, kemi këtë plan në Qytet Studenti. Nuk e kemi problem, në raste unike që kemi, siç janë disa pallate, sa të merret një vendim, ne fare mirë mund t’i strehojmë te konviktet dhe banesat sociale. Një nga konviktet të pastrohet dhe të bëhet gati për ata që nuk u konvenon që të shkojnë në kavalishencë”, tha Veliaj.

Ndërkohë që për të gjithë fëmijët që ndjekin shkollat e Tiranës dhe që përjetuan panikun e ditës së djeshme, Veliaj bëri të ditur se pranë çdo shkolle do të vendosen punonjës social të posaçëm për të komunikuar me ta. “E kam të nevojshme që të gjithë punonjësit socialë, nesër do të duhet të kemi një kontakt që minimalisht të kalon në çdo klasë. Ndryshe e bën një prind i stresuar bisedën me fëmijët dhe ndryshe një punonjës i stabilizuar. Edhe sot lojërat për fëmijë i bëmë për t’u thënë fëmijëve që iku mbaroi. Dhe kjo është një nga arsyeja pse i bëmë lojrat. Ndoshta prindërit nuk na e kuptojnë këtë, por e gjithë literatura thotë, se pas një drame fëmijët duhet t’i rikthehen normalitetit, lojës fmëijëve. Nuk do të ketë shkollë në Tiranë ku nuk do të ketë një punonjës social për të bërë ndonjë bisedë me nxënësit, që të kuptojmë që shiko në jetën e gjithsecilit ka ndodhur, sepse ndodh gjithmonë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj këkroi prej administratorëve dhe drejtorëve që të bëjnë dhe verifikimet e fundit në të gjithë institucionet arsimore nëse ato janë gati për vijimin e vitit shkollor këtë të hënë. Ai kërkoi prej tyre që në bashkëpunim edhe me Institutin e Ndërtimit të shikohen të gjitha ato çerdhe, kopshte apo shkolla që janë gati të hapin dyert nesër.

“Ku diku ka rënë bojleri, një raft apo kalorifer dueht të vazhdojë normalisht. Në vende, nëse kemi një rats që do verifikuar nga një teknik, shihni me Institutin e ndërtimit ose një konstruktor të çertifikuar dhe nëse deri në mëngjes kemi ndonjë institucion që nuk është gati, është më mirë të marrim edhe një ditë kohë, se sa të nxitohemi dhe të fillojmë shkollën. Deri nesër në mëngjes çdo drejtoreshë duhet të ketë një verdikt”, tha Veliaj, teksa nënvizoi se shkollat e reja nuk kanë pasur asnjë problem.

 (Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb