Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”tha se nuk i duket normale që të ndodhë një tragjedi me 51 të vdekur dhe në fund mos të ketë asnjë përgjegjës.

Vasjari theksoi se qeveria ka evidentuar raste, ka vepruar në mënyrë administrative, por nuk ka nxjerrë dikë përgjegjës që të ketë edhe përgjegjës para ligjit.

Z. Cako ka bërë një deklaratë tmerrësisht të rëndë. Janë 13 institucione që nuk janë marrë me tërmetin e 21 shtatorit. Ata duhet të ishin marrë. Nuk mund të shmanget përgjegjësia, kur kemi 51 të vdekur, kemi të plagosur, kemi këtë dramë sociale. A mund të jetë normale që të ketë 51 të vdekur dhe të mos ketë asnjë përgjegjës. Qeveria po merret me çështjet teknike, jo me ato ligjore. Unë nuk kam pasion për prangat, por ama gjithë kjo masakër e mos të ketë përgjegjësi, është e tepërt. Unë kam informacione të qarta se mund të jenë fshehur prova. Unë s’kam prova, por kam burime informacioni që mund të ketë ndodhur”, deklaroi Vasjari.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb