Komandanti i grupit të Zjarrfikësve Nadir Kapaj i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” ka rrëfyer momentet e para të operacionit, si dhe çastin kur kanë arritur në ndërtesën e shembur të familjes Lala.


Kapaj ka treguar sesi e ka gjetur gjallë Ramë Lalajn, i cili kërkonte ujë. Ai u shpreh se më tej ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm me Ramën, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë gjallë.


Nadir Kapaj: Me datë 25 kam qenë në shërbim. Por, kemi punuar me orare të zgjatura. Gjatë rrugës, grupin e kam pozicionuar në dy kate. Një grup e kam dërguar në vilën 4 katëshe në Kënetë, kurse një grup e kam dërguar për shpëtim në zona të tjera. Te vila 4-katëshe Një komshi i tyre më ka treguar situatën. Unë jam futur direkt në gërmadha dhe kam dëgjuar zërin e Ramë Lalës që kërkonte ndihmë, nuk ia dija emrin fillimisht. Hapa vendin dhe doja që të merrte ajër. Kam komunikuar vetë me Ramën dhe me një të çarë të vogël komunikoja me të. Kërkonte ujë dhe i çova. Derisa e kemi nxjerrë nga godina, i kemi dhënë ujë. Instikti na shtyu që do ta mbanin patjetër atë person në kontakt. Kam 18 vjet që punoj si zjarrfikës. Unë kam ndihmuar sikur ndihmoja fëmijën tim. Ne fatmirësisht Ramën e nxorëm gjallë, ndërsa shpresonim që të nxirrnim gjallë edhe të tjerët. Ramë Lala ishte gjallë vetëm. Ne shpresonim që të gjithë të ishin gjallë, por mënyra si kishte rënë objekti, ishte shumë e vështirë të nxirrje gjallë persona që aty.

(d.xh/Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb