Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda në një deklaratë për mediat ka bërë bilancin e ndërtesave të inspektuara nga ekspertët.

Voda tha se janë mbi 4000 banesa të inspektuara në Durrës, Thumanë, Shijak etj. Ajo shtoi se në vendin tonë për situatën kanë mbërritur ekspertë të huaj, ndërsa shtoi se forcat policore janë në shërbim të qytetarëve, për të siguruar mbarëvajtjen.

Vendet e huaja kanë dërguar 83 ekspertë. Ndërsa ka në terren edh ekipe shqiptare, të cilët janë ndarë në ekipe në 11 njësitë administrative të Durrësit. Inxhinierët ndërkombëtarë janë caktuar për të lehtësuar punën. Kemi shembur gjithsej 28 objekte, 10 në Thumanë dhe 18 objekte në Bashkinë e Durrësit. Në Durrë kemi inspektuar mbi 1000 objekte. Po bëhet edhe studimi gjeologjik i Kalasë. Edhe në Shijak kemi inspektuar mbi 1000 objekte. Në total, janë mbi 4000 objekte të inspektuara, Policia ka rritur sigurinë në qarkun e Durrësit.  Forcave policor janë vënë në dispozicion të qytetarëve, për të ndaluar vjedhjen e pronës”, tha zv.ministrja Voda.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 17:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 440 (Tiranë – 198; Durrës – 204; Lezhë – 36; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 385 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

EKIPET PËR VLERËSIMIN E DËMEVE.

Me ngritjen e njësisë së koordinimit për vlerësimin e dëmeve, në vijim po ju përcjellim një pasqyrë të vendeve që kanë dërguar ekipe të vlerësimit me ekspertë:

Numri i përgjithshëm i ekspertëve deri tani është 83, përkatësisht:

Franca: 4;

Zvicra: 2;

Italia: 8;

Greqia: 16;

Turqia: 8;

Maqedonia e Veriut: 16;

SHBA: 2;

Kosova: 20;

Izraeli: 7.

Ndërkohë, dy vende të tjera, nga të cilat priten të dërgojnë ekipe të vlerësimit me ekspertë janë: Rumania dhe Hungaria.

Ekipe shqiptare janë nga: Instituti i Ndërtimit, inxhinierët e bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 njësitë administrative Durrës. Inxhinierët ndërkombëtarë janë caktuar për të lehtësuar këto ekipe.

PUNA NË TERREN

Në total në të gjithë Qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 – 05.12.2019 me shembjen sot të objektit 3-katësh në Shkozet janë shëmbur gjithsej 28 objekte:

  • 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;
  • 18 objekte në Bashkinë Durrës.

Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:

  • Bashkia Durrës1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;
  • Bashkia Krujë2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t’u prishur;

Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike.

  • Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t’u prishur;

 Në rang qarku, 4949 objekte të inspektuara.

 VULLNETARËT INDIVIDË

Që në datën 30 nëntor 2019 u vendos në dispozicion në faqen e-albania një seksion i dedikuar plotësimit të dy formularëve për regjistrimin si individ/OJF vullnetare për të dhënë kontribut në zgjidhjen e situatës problematike të familjeve dhe zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Deri më tani (05.12.2019 – 18h00) kanë mbërritur 336 aplikime individuale.

SIGURIA

Strukturat e rendit dhe sigurisë publike në qarkun e Durrësit  të mbështetura nga efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe efektiv rendi  kanë bërë të mundur sigurimin e rendit dhe qetësisë në parametra normal në qarkun e Durrësit.

Këto struktura janë angazhuar duke  mbështetur gjithë strukturat që po kryejnë veprime në terren për grupet e Inspektimit, strukturat e emergjencave civile, ruajtjen e vendeve të grumbullimit të ndihmave , ruajtjen e hoteleve që janë akomoduar qytetarët, ruajtjen e objekteve të dëmtuara me rrezik të shtuar etj

Janë shtuar shërbimet policore në terren , është rritur prezenca  dhe partrullimet  duke monitoruar territorin në 24-orë duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe të gjitha tendencave ndaj pronës, bizneseve dhe jetës së qytetarëve.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!
Faleminderit!

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb