Përmes një deklarate shpërndarë mediave, PDIU ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e ulët të zgjedhësve në procesin e 30 qershorit.


“Sot shqiptarët panë me sytë e tyre farsën më të turpshme elektorale pas 30 vitesh duke e kthyer Shqipërinë në sistem njëpartiak e duke rrëzuar pluralizmin. Sot Rilindja dhe Edi Rama vetë kandiduan, vetë votuan, vetë kontrolluan, vetë “fituan”… Sot Shqiptarët refuzuan kërcënimet me vendet e punës.Sot shqiptarët refuzuan kërcënimet me ndihmën ekonomike, me kafshatën e bukës. Sot shqiptarët dhe biznesi refuzuan kërcënimet me gjoba fiskale. Sot 1 milion shqiptarë refuzuan Edi Ramën dhe Rilindjen. Sot shqiptarët I dhanë 1 milion shuplaka Edi Ramës dhe Rilindjes. Po sot, Rilindja tregoi që vesi del me shpirtin. E vetmja gjë që i kish mbetur pa vjedhur deri tani ishte pjesmarrja në votime…. I futën duart dhe aty duke shtuar 237.345 vota dhe bënë prapë Tërmet… tërmet….” Citohet në deklaratën e PDIU-së ku ndër të tjera theksohet se opozita ka në disponim të gjitha provat për numrin e vërtetë të pjesmarrjes në votime


“Opozita ka ndërkohë në disponim të gjitha provat për numrin e vërtetë të pjesmarrjes në votime, prova të cilat nxjerrin hapur krimin elektoral të rradhës duke treguar pavlefshmërinë totale të këtyre votimeve ekstraligjore.


I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të komisioneve zgjedhore e veçanërisht atyre të Komisionit Qendror të zgjedhjeve të mos zhyten më thellë në këtë krim elektoral sepe jo vetëm do mbajnë përgjegjësi penale, por do ndalohen të lëvizin jashtë shtetit ne BE dhe USA dhe do ndjehemi të keqardhur që disa bashkombasve tanë do ju refuzohet levizja pas Tërmetit.” përfundon deklarata e PDIU-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: