Acari vijon të ketë mbërthyer qarkun e Dibrës pasi temperaturat gjatë natës kanë zbritur në – 17 gradë celsius. Më problematike situata mbetet në zonat e thella malore ku ka prezencë të madhe të akullit në rrugë.

Fshatrat e Krastës, Ostrenit e Trebishtit si dhe Tërnova e Madhe e Zerqanit janë pa komunikim për shkak të sasisë së madhe të borës dhe akullit në rrugë.

Në Bashkinë e Dibrës fshatrat e Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës etj janë pa komunikim. Probleme ka edhe me furnizimin me ujë të pijshëm. Ngrirja e tubacioneve ka lënë pa ujë banorë në qytetin e Peshkopisë por edhe të Bulqizës si pasojë e ngrirjes së tubacioneve dhe cisternave. Pa ujë të pijshëm janë edhe fshatrat Shumbat e Sohodoll në Dibër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Situatë problematike mbetet edhe furnizimi me energji. Prej dy ditësh grupet e OSHEE po punojnë për rikthimin e rrymës në zonën e Lurës, pasi ka pasur dëmtime të rrjetit përcjellës për shkak të borës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: