Kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në twitter pas akuzave të opozitës se po i bëhet presion administratës për të marrë pjesë në takimin e planifikuar për ditën e nesërme në Vlorë.

“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit?” -shkruan Rama përmes një postimi në twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb