Kreu i OMONIA-s, Fredi Bejleri, ka befasuar me deklaratat e tij mbi ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas.

Bejleri ka qenë sot i pranishëm në Bularat për të nderuar figurën e Kacifas, por ka dhënë deklarata krejtësisht të kundërta për mediet greke dhe ato shqiptare.

Teksa për grekët ai e ka paraqitur situatën skëterrë, duke thënë se është bërë terror ndaj grekëve në kufi, se ata nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoni, dhe se minoritetet janë të pasigurt, për mediet shqiptare ka folur krejt ndryshe.

Gazetarja Brikena Metaj tha për “BalkanWeb” se kreu i OMONIA-s ka deklaruar për gazetarët shqiptarë se nuk ka një klimë pasigurie në Bularat, nuk ka persona të kthyer në kufi dhe se ishte një detyrim moral për të marrë pjesë në ceremoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb