Dyshohet për  hesape për një rast droge

Skena paniku mbizotëruan në lagjen e 18-të të Parisit kur një person i armatosur rreth të 60-tave hapi zjarr brenda një dyqani zinxhir McDonald’s, duke vrarë një person.

Informacionet bëjnë me dije se autori e ka qëlluar viktimën me disa plumba.

Sipas një burimi policor, sulmuesi ishte i armatosur me një revole të kalibrit të madh. Ai qëlloi disa herë në drejtim të viktimës, duke synuar gjoksin dhe kokën.

Viktima, sipas informacioneve, ishte rreth 70 vjeç dhe ishte sulmuar në gjoks dhe në kokë. Më pas ai u trajtua nga shërbimet e urgjencës, por vdiq disa minuta më vonë.

Sulmuesi nga ana e tij nuk ka tentuar të arratiset pas të shtënave, ka qëndruar në vendin e krimit derisa ka mbërritur policia dhe është dorëzuar pa rezistencë.

Për momentin, hetimi nuk ka treguar ende nëse këto të shtëna kanë lidhje me larje hesapesh në një rast droge.

Por, theksohet se zona ku ndodhi krimi njihet për shitjen e drogës, pilulave dhe cigareve.

Motivet e autorit mbeten të paqarta, pasi është ende herët për të nxjerrë përfundime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb