Të mërkurën, Benjamin Netanyahu ka marrë ovacione të zjarrta, pas fjalimit të tij në Kongresin amerikan. Ishte ky momenti i cili dukej se do të hapte një fazë të re të luftës në Gaza një fazë në të cilën ajo jo vetëm tolerohet si domosdoshmëri fatkeqe, por që shihet si diçka për të cilën mbështetja e padiskutueshme do të vazhdojë pa fund, pa vija të kuqe dhe pa pikë turpi.

Fshirja e pamëshirshme prej faqes së dheut e familjeve, shtëpive, kulturës dhe infrastrukturës nga ana e Izraelit pa një përfundim apo një tregues se kur njëra nga këto do të përmbush qëllimet e tij, tashmë është bërë pjesë e jetës.

Në të njëjtën kohë, pretendentja e supozuar demokrate, Kamala Harris, bën thirrje të pakuptimtë se “nuk mund ta lejojmë veten të jemi të mpirë” ndaj asaj që po ndodh dhe se ajo “nuk do të hesht”, kur e vetmja gjë që ka rëndësi është se ShBA-ja vazhdon të armatos dhe financojë Izraelin.

E gjithë kjo paraqet shpërbërje jo vetëm të së drejtës ndërkombëtare, por të ligjit themelor njerëzor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb