BRUKSEL-Një nga terroristët e mbijetuar, i akuzuar për sulmet në Bruksel, ka pranuar se grupi fillimisht kishte planifikuar të kryente sulme të reja në Francë, janë shprehur prokurorët belgë. Mohamed Abrini ka konfirmuar se grupi terrorist vendosi të sulmoi Brukselin në vend të Francës, pas arrestimit të shokut të tyre, Salah Abdeslam.

Ai gjithashtu raportohet se ka pranuar se është bashkëpunëtori i tretë në aeroportin Zaventem në Bruksel, pra personi me kapele, i cili u arratis pa shpërthyer eksplozivin.

Sulmet në Paris më 13 nëntor lanë 130 persona të vrarë, ndërsa nga sulmet në Bruksel mbetën 32 të vrarë më 22 mars. Përgjegjësinë për të dyja këto ngjarje e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik, ISIS.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: