Një nëpunëse civile, e quajtur si terroristja më e bukur e Rusisë, është vënë pas hekurave për 21 vjet pasi dyshohet se ka kryer sulme sabotuese pro-Ukrainase.
Viktoria Shinkaruk, 29 vjeç, është dënuar pasi u akuzua për përgatitjen e “sulmeve terroriste” në një hekurudhë dhe rafineri nafte .
Gjykata gjithashtu pretendoi se ajo punonte në emër të Ukrainës, duke pretenduar se Shinkaruk ka lënë brenda një koshi në një supermarket një shumë prej 780 £, që do të përdoreshin nga “terroristët”.
Shinkaruk vazhdimisht ka mohuar të ketë njohuri për paratë që janë përdorur për qëllime terroriste. Ajo pretendon se sapo kishte ndjekur udhëzimet nga bashkëshorti i saj në mërgim, i cili më vonë doli se punonte për Ukrainën.
Burri Evgeny Kisel, 36 vjeç, thuhet se kaloi muaj duke ndihmuar inteligjencën ushtarake ukrainase.
Sipas prokurorëve, paratë po përdoreshin si pjesë e një komploti më të madh ukrainas për të hedhur në erë një tubacion gazi dhe një bazë të ushtrisë private Wagner.
E quajtur “terroristja më e bukur” e Rusisë pas dënimit të saj, Shinkaruk iu lut prokurorëve që ta mbanin atë jashtë burgut. Ajo u deklarua e pafajshme në gjykatë teksa i tha gjyqtarit: “Jam totalisht kundër çdo lloj dhune, nuk do ta lidhja kurrë jetën time me këtë lloj aktiviteti”.
“Kam lindur në Belgorod dhe nuk kisha dëshirë të kontribuoja në ndonjë shpërthim që do të bëhej në qytetin tim. Nëse do ta kisha ditur se burri im ishte anëtar i komuniteteve terroriste, nuk do të kisha pasur asnjë kontakt me të”, tha ajo.
Gjykatësi nuk i pranoi justifikimet e saj dhe e dëmoi Shinkaruk me 21 vite burg.
Provat kryesore thuhet se u paraqitën nga një agjent i dyfishtë, i cili nuk u identifikua kurrë në gjykatë.