Kompania amerikane e prodhimit të automjeteve elektrike “Tesla”ka planifikuar të investojë deri në 4 miliardë euro (4.4 miliardë dollarë) për ndërtimin e një fabrike të re në dalje të Berlinit.

Sipas qeverisë së shtetit gjerman të Brandenburgut, i ashtuquajturi “Gigafactory” i kompanisë Tesla në Gruenheide fillimisht pritet të punësojë 3 000 persona, dhe ky numër mund të rritet në 8 000 pas një procesi të zgjerimit.

Puna për ndërtimin e fabrikës është planifikuar të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2020, por kompania amerikane “Tesla” fillimisht duhet të paraqesë dokumentet e nevojshme të lejes.

“Kompania pritet të marrë subvencione me vlerën e rreth 300 milion eurove të ofruara nga BE-ja”, raportoi gazeta gjermabe “Bild am Sonntag”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb