Tesla dhe Ceo i tij Elon Musk kanë rënë dakord për pagesën prej 40 milion dollarësh dhe një seri konçensionesh në kuadrin e një marrëveshjeje për veprimet ligjore të nisura nga Sec.

Marrëveshja parashikon që Musk duhet të lërë presidencën e shoqërisë për të paktën 3 vite, por mund të mbetet Ceo.

Sipas marrëveshjes, e cila kërkon miratimin e gjykatës, Musk do të lejohet të qëndrojë si CEO por duhet të lërë rolin e tij si kryetar i bordit brenda 45 ditëve. Ai nuk mund të kërkojë rizgjedhje për tre vjet, sipas gjykatës.

Ai e pranoi marrëveshjen me SEC “pa pranuar ose mohuar pretendimet e ankesës”, sipas një dokumenti të gjykatës shkruajnë mediat amerikane.

“40 milion dollarë do t’u shpërndahen investitorëve të dëmtuar nën një proces të miratuar nga gjykata”, tha SEC në një njoftim për shtyp.

Kompania gjithashtu ka ranë dakord të emërojë dy drejtorë të rinj të pavarur në bordin e saj dhe të krijojë një komitet bordi për të mbikëqyrur komunikimet e Musk.

Tesla nuk pranoi të komentojë marrëveshjen. Një zëdhënës konfirmoi se Musk do të lejohet të mbetet anëtar i bordit.

Njoftimi nga SEC vjen dy ditë pasi agjencia ngriti një padi kundër Muskut, duke pretenduar se ai mashtroi investitorët.
Komentet e Musket në 7 gusht, në të cilat ai thoshte se kishte siguruar fonde për të marrë Teslan , kanë shkaktuar ngritjen e aksioneve të kompanisë. Sipas Sec Musk nuk i kishte siguruar këto fonde.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb